• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Kredinë e paguaj me pensionin që më jep nëna. Asnjë ndihmë nga shteti, sikur s’jam shqiptar!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Arben Muça është një tjetër qytetar i prekur nga tërmeti i cili nidhet i tradhëtuar nga qeveria. Si shumë shtëpi në Thumanë, edhe shtëpia e Arben Muçës pati dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.  Që atë ajo ditë, ai vazhdon të qëndrojë në çadrën e ngritur tek shtëpia e prindërve të tij.

Në bisedën që pati me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ai thotë se nuk ka marrë asnjë lloj ndihmë nga shteti, as bonus qeraje dhe as ushqime. Ai gjithashtu shprehet se vetë është i papunë dhe se ka një kredi që duhet ta shlyejë. E vetmja që i ka ardhur në ndihmë është nëna e tij, e cila i ka dhënë gjysmën e pensionit. Vetë Pashke Muça shprehet se edhe shtëpia e saj është e dëmtuar dhe se të vetmen gjë që kërkon nga shteti është një kontenier, pasi kur bie shi i futet uji brenda.


Arben Muça: Jam banor i këtij komuniteti të Thumanës. Quhem Arben Muça. Jemi dëmtuar nga tërmeti shumë. Unë rri te shtëpia e djalit. Djali njërën dhomë e ka të banueshme, hyrja tjetër jo. Eshtë shtëpia pa kolona, është shumë e dëmtuar, kam frikë të jetoj brenda. Rri këtu te nëna në çadër. Nuk përfitoj as bonus, as qira, as ndihmë sociale, as ushqime, as kryq të kuq, asgjë. As kryq të kuq asnjë gjë. Unë si me qënë ndonjë jetim ose mos me qenë shqiptar. Nëna më jep pensionin për të likujiduar kredinë çdo muaj se kanë ardh më kanë sekuestru.


Pashke Muça: Unë kërkoj një kontenier se uji i gjithi më futet brenda. Jam pensioniste, jam e sëmurë, jam me tension. Kam shkuar, kam kërkuar kudo s’më kanë sjellë një kontenier të paktën. Le të jetë i përdorur nuk e dua të rri, vetëm mos më futet uji brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu