• |
ide | kryesore

Dialogu me Kosovën, Vuçiç informon kreun e kishës serbe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të hënën (14 shtator) me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej. Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiç e informoi patriarkun për bisedimet me Kosovën, që janë mbajtur në fillim të këtij muaji në Uashington dhe Bruksel, si dhe për bisedat e tij me udhëheqës botërorë.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kanë nënshkruar më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Marrëveshja është nënshkruar në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Pas takimit në Uashington, Hoti dhe Vuçiq janë takuar më 7 shtator në Bruksel, ku kanë njoftuar se kanë hapur diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe për çështjet pronësore dhe financiare.

Sipas njoftimit të Presidencës serbe, Vuçiq dhe Irinej biseduan edhe për pozitën e popullit serb në Kosovë, Mal të Zi, Kroaci, Republika Sërpska dhe në pjesë të tjera të Bosnje e Hercegovinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *