• |
ide | kryesore

“Donin ta arrestonin në Prishtinë se luan për Shqipërinë”: I ati i Ismajlit trondit me deklaratën e tij

-Instant, Sport



Ardian Ismajli është prezantuar tashmë në ekipin e tij të ri, tek Specia e sapongjitur në Serie A, por ajo që ka ndodhur në aeroportin e Prishtinës dhe që është zbuluar nga babai i futbollistit të kombëtares së Shqipërisë është shumë më e rëndësishme dhe e destinuar të krijojë debate. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ilmi Ismajli, i ati i Ardianit, shkruan se disa persona zyrtarë i kërkuan të birit që ta kryente udhëtimin nga aeroporti i Tiranës dhe në rast të kundërshtimi do ta arrestonin, duke përdorur arsyen absurde se Ismajli luante për Shqipërinë dhe jo Kosovën.

Mesazhi i Ilmi Ismajlit

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton.
Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i gjithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron.
Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij
E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.
Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin.
Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi.
Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet.

https://www.facebook.com/ilmi.ismajli/posts/3213771262005736



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *