• |
ide | kryesore

F1/ Hamilton rrezikon të dënohet për shkak të një bluze: anglezi e kishte me policinë amerikane

-Instant, Sport



Fia po vlerëson mundësinë për të vënë nën hetim kampionin e botës të F1 Lewis Hamilton, për shkak të bluzës që mbajti veshur në cirkuitin e Mugellos, e pastaj edhe në podium, me mbishkrimin “Arrestoni policët që kanë vrarë Breonna Taylor”. Në anën e pasme të bluzës ishte fytyra e ndihmësit të parë të Louisville, të plagosur për vdekje nga tetë të shtëna armësh gjatë një bastisje, për një çështje droge, në shtëpinë ku gruaja jetonte me të dashurin e saj. Tre oficerët e përfshirë, njëri prej të cilëve tani është pezulluar, më vonë raportuan se qëllun për tiu përgjigjur të shtënave të personit që jetonte me Taylor.

Ai që bëri të ditur se Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit po mendon të hetojë Hamilton për bluzën e shfaqur në Toskana, ishte një zëdhënës i Fia-s. “Eshtë një hipotezë që po e marrim seriozisht në konsideratë”, ka pranuar ai për Bbc. Por a mund të quhet një mesazh me përmbajtje politike ai që shkruhej në bluzën e Hamilton? “Eshtë pikërisht ajo që po vlerësojmë”. Federata pretendon se fushata anti-racizëm, është mbështetur nga disa pilotë e në vecanti nga kampioni i Mercedes, por fanella e shfaqur në Mugello nuk i ka ato karakteristika. E tani Hamilton rrezikon sanksione.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *