• |
ide | kryesore

Flet Shahini: Duhet të pyesni Ramën pse më largoi në ditën e parë të shkollës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit (tashmë e shkarkuar) tha se nuk e dinte pse Rama zgjodhi ditën e parë të shkollës për ta larguar. Në një intervistë për emisionin “Open” në TCH ajo tha se e kishte diskutuar prej kohësh largimin e saj me Ramën, por nuk kishte lënë afat.

“Unë kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja derisa të gjendej dikush tjetër. A jam shkarkuar? Kam kërkuar të lirohem. Kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit” – tha Shanini.

Pyetjes se kishte thënë që do largohej në fund ta mandatit dhe pse Rama e largoi tani, Shahini iu shmang.

“Pyetjen duhet t’ja bëni kryeministrit. Për mua nuk ishte surprizë. E prisja. U diskutua dhe ndodhi sot. Nuk ka simbolikë që më larguan ditën e parë të shkollës. Për simbolikën duhet të pyesni kryeministrin” – tha Shahini. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. CUDI,ME SHUME INTERESOHEN “KOMENTUESIT”PER LARGIMIN E SHAHINIT SI MINISTRE, DHE JO PER PROBLEMET E MEDHA ME RENDESI KOMBETARE SI MARREVESHJA E DETIT P.SH. MIRE Z SHAHINI ISHTE MINISTRE E DOBET, PO MINISTRRAT E TJERE A MOS VALLE PO SHKELQEJNE?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *