• |
ide | kryesore

FOTO/ Në Gjermani kthehen tifozët, por edhe polemikat

-Instant, Sport



Në Gjermani rikthehen tifozët në stadiume, por lajmi më i bukur post pandemisë është shoqëruar me polemike. 7.500 tifozë kanë qenë prezentë në Ostseestadion për të ndjekur ndeshjen e DFB-Pokal, mes Hansa Rostock e Stuttgard: çdo spektator ka mbërritur në impiant me vetëcertifikimin që siguronte se nuk ka patur kontakte me persona pozitiv me Covid-19 e nuk ka patur simptoma gripi.

Para hyrjes është bërë kontrolli i temperaturës, ndërsa ka qenë i detyrueshëm përdorimi i maskës deri në mbërritjen tek vendi përkaës. Pastaj duhej garantuar distanciami social por pikërisht aty ka nisur problemi. Sipas asaj që bën të ditur Der Spiegel, jo në të gjithë sektorët është respektuar, duke bërë që në Gjermani të shpërthejnë polemikat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *