• |
ide | kryesore

Katër të vdekur dhe 55 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Lajme, Planet



55 raste të reja dhe katër viktima janë konfirmuar në Kosovë. Shifrat u bënë publike nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani. Në një konferencë për media në Prishtinë, ai tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 574 mostrave.

Mund t’ju them se kemi rënie të dukshme të situatës epidemiologjike”, tha Ramadani, duke njoftuar edhe për shërimin e 150 pacientëve.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,692. Prej tyre, 600 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 11,585 janë shëruar. Aktive mbeten edhe 2,507 raste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *