• |
ide | kryesore

Këshilli politik/ Opozita kërkon opinionin e OSBE/ODIHR për koalicionet, PS kundër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik e quajtën skandaloz faktin që mazhoranca nuk pranon t’i drejtohen ODIHR-it për çështjet e padakordësuara, ashtu siç thuhet në marrëveshjen mes tyre.

“Opozita bëri të qartë qëndrimin për ruajtjen e koalicioneve zgjedhore siç janë sot në Kodin Zgjedhor dhe për hapjen 100% të listave në zgjedhjet e ardhshme. Opozita kërkon që të jenë zgjedhësit që të përcaktojnë kush do jenë kandidatët dhe partia e tyre.

Mazhoranca kërkon që të heqë mundësinë që të ketë lista 100 përqind të hapura dhe t’u heqë mundësinë zgjedhësve që të zgjedhin lirisht partinë politike që duan,” – tha Oerd Bylykbashi i PD.

“Për çështje që nuk kemi dakordësi, kemi të drejtën t’i drejtohemi ODIHR. Kjo u refuzua nga përfaqësuesi i mazhorancës. Ne i japim kohën që të reflektojë dhe jemi gati që nesër të nënshkruhet kjo kërkesë e përbashkët,” – tha Bylykbashi.

Kurse Petrit Vasili e quajti skandal që Shqipëria, e cila drejton OSBE/ODIHR, refuzon të marrë mendimin e tyre.

“Është vërtet skandaloze që një vend si Shqipëria, që ka marrë përsipër të drejtojë OSBE/ODIHR, bllokon çdo komunikim me OSBE/ODIHR.

Mazhoranca erdhi me qëllime shumë të përcaktuara. Në komision erdhi pa asnjë draft ligjor, ndonëse janë vetë ata që kanë propozuar këto ndryshime ligjore të njëanshme,” – tha Vasili.



1 Comment

  1. Në vitin më të vështirë financiar për Shqipërinë, por dhe për të gjithë botën, këta shtuan të ardhurat, kompanitë e kunetërve e kështu e radhë; këta shtuan vilat në vitin që shqiptarët humbën shëpitë. Prej pandemisë ekonomia është shtrënguar dhe prej tërmetit janë dëmtuar shtëpitë.

    Alternativa përballë Edi Ramës është dikush që shtoi 4 vila gjatë kohës së tërmetit dhe që në të gjitha bizneset e veta lulëzoi gjatë kohës së pandemisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *