• |
ide | kryesore

Kim Kardashian kritikohet nga ndjekësit për linjën e saj të re dedikuar grave shtatzëna

-Instant, Paparazzi, Slider



Para pak ditësh Kim Kardashian  shpërndau një foto të modeleve shtatzënë të veshura me stile të ndryshme të linjës së saj Skims, me emër “solutioonwear”.

Përmes një postimi në llogarinë e saj Twitter, Kim njoftoi se e linja do të dalë në nëntë ngjyra më 16 shtator.
“Ajo që keni pritur: Skims do të vijë së shpejti. Prezantimi i veshjeve për gratë shtatzëna që ofrojnë më të mirën në rehati dhe mbështetje për ndryshimin e trupit tuaj gjatë dhe pas shtatzënisë”, shkroi ajo.Kardashian u tregoi ndjekësve më shumë për dizajnin e tyre, se si pjesa e sipërme ka një kapëse që shërben për të thjeshtësuar gji-dhënien dhe  “material jo-kompresiv” që lejon rritje të shëndetshme të barkut të gruas dhe i jep formë kofshëve dhe të pasmeve.Në rrjetet sociale, zbulimi i linjës së re u prit me reagime të ndryshme dhe disa ndjekes akuzuan Kim se me prodhimin e saj të ri, nënkupton që gratë shtatzëna duhet të shqetësohen për pamjen e trupave të tyre.“Pse grave shtatzëna ju nevojitet Skims? Është kaq pa lidhje”, shkroi një person në Twitter.“Lërini njerëzit të shijojnë shtatzëninë e tyre pa menduar se duhet të mbajnë një figurë perfekte.”Nuk është hera e parë që Kardashian shkakton polemika me linjën e saj të rrobave. Në vitin 2019, ajo e riemërtoi markën Skims pasi emri i saj origjinal u dënua për të qenë “i pandjeshëm nga pikëpamja kulturore”.

Pse koleksioni i Skims për gratë shtatzëna po kritikohet

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *