• |
ide | kryesore

Koulibaly i ngel Napolit në derë: City zbraz 94 milionë euro për Gimenez të Atleticos

-Instant, Sport



Pak ditë nga starti i kampionatit, e ardhmja e Kalidou Koulibaly mbetet e panjohur. Ndryshe nga orët e para të merkatos, qendrimi i mbrojtësit senegalez tek Napoli nuk është më i pamendueshëm. Tratativa me pretendentin kryesor për lojtarin, ose më saktë Manchester City, nuk është bërë kurrë e prekshme e kthesa e marrë nga anglezët me objektiv Gimenez të Atletico Madrid – për të cilët janë vënë në tavolinë 94 milionë euro – duket se e ka lënë Koulibaly në derën e Napolit.

Napoli e Gattuso nuk e kanë kundërshtuar kurrë shitjen e lojtarit, por për Koulibaly vlerësimi i bërë nga De Laurentiis është fiksuar në 75 milionë euro, jo më pak. Nga ky pozicion shoqëria e kaltër nuk është spostuar kurrë, duke plotësuar kështu dëshirën për ndryshim të lojtarit – pa bërë luftë si me Milik – por duke i kërkuar stafit të tij të prezantojë një ofertë në nivelin e kërkesës. Shoqëria më e interesuar ishte Manchester City i Guardiolës, ndërsa më larg dukej Psg.

Mbrojtësi ka ende tre vjet kontratë dhe është pjesë e projektit teknik të Gattuso, kështu që qendrimi nuk është cudi. Sipas të përditshmes së Madrid “As”, anglezët i kanë prezantuar Atleticos një ofertë formale prej 89 milionë euro plus pesë bonus për mbrojtësin uruguajan Gimenez. Për të në fakt Colchoneros kanë një klauzolë të zgjidhjes së kontratës fiksuar në 120 milionë e për momentin nuk duken të gatshëm të negociojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *