• |
ide | kryesore

Kryeministri italian: Integrimi i Shqipërisë në BE duhet të vazhdojë. Çfarë rrezikon të ndodhë nëse nuk arrihet ky objektiv

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Integrimi i Shqipërisë  në BE dhe i vendeve të ish-Jugosllavisë duhet të vazhdojë”. Kështu u shpreh kryeministri italian, Giuseppe Conte teksa mori pjesë në Konferencën për 45-vjetorin e Traktatit të Helsinikit, mbajtur sot në Romë. Kryeministri shpjegoi edhe pse kjo është një çështje delikate.


“Janë pesë vende të ish Jugosllavisë dhe Shqipëria, të cilat  aspirojnë të jenë pjesë  e familjes europiane. Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, u shpreh Conte, duke shtuar se “është i bindur që ky proces duhet absolutisht të vazhdojë”, raportojnë mediat italiane.


Conte theksoi se procesi i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet sepse nëse nuk arrihet ky objektiv do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa dhe të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër.

Për kryeministrin italian me procesin e integrimit të Shqipërisë e të vendeve të ish Jugosllavisë, është në lojë kredibiliteti i politikës së jashtme europiane.

2 Comments

  1. Asgje nuk rezikohet, Shqiperia do vazhdoje te jete fanar ndricues por jo i Marksismit por i interesave dhe investimeve turke, e turkmeneve te tjere. E gjithashtu do vazhdoje te kerkoje qe te jete pjese e BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu