• |
ide | kryesore

Kryeministri italian: Integrimi i Shqipërisë në BE duhet të vazhdojë. Çfarë rrezikon të ndodhë nëse nuk arrihet ky objektiv

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Integrimi i Shqipërisë  në BE dhe i vendeve të ish-Jugosllavisë duhet të vazhdojë”. Kështu u shpreh kryeministri italian, Giuseppe Conte teksa mori pjesë në Konferencën për 45-vjetorin e Traktatit të Helsinikit, mbajtur sot në Romë. Kryeministri shpjegoi edhe pse kjo është një çështje delikate.

“Janë pesë vende të ish Jugosllavisë dhe Shqipëria, të cilat  aspirojnë të jenë pjesë  e familjes europiane. Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, u shpreh Conte, duke shtuar se “është i bindur që ky proces duhet absolutisht të vazhdojë”, raportojnë mediat italiane.

Conte theksoi se procesi i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet sepse nëse nuk arrihet ky objektiv do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa dhe të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër.

Për kryeministrin italian me procesin e integrimit të Shqipërisë e të vendeve të ish Jugosllavisë, është në lojë kredibiliteti i politikës së jashtme europiane.



2 Comments

  1. Vonohuni o loqe sa te vije rusi te dera. Apo po tall karet? Italia 70 milion gjithe ballkani ca cereku juaj.

  2. Asgje nuk rezikohet, Shqiperia do vazhdoje te jete fanar ndricues por jo i Marksismit por i interesave dhe investimeve turke, e turkmeneve te tjere. E gjithashtu do vazhdoje te kerkoje qe te jete pjese e BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *