• |
ide | kryesore

Letra e hapur/ Mësuesja e “De Radës” i përvishet Veliajt: Mashtrues!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një mësuese e shkollës “Jeronim de Rada” në Tiranë i është kthyer ashpër kryebashkiakut Erion Veliaj. Një reagim i saj në rrjetet sociale për mësuesit e prekur me covid ne kete shkolle pasoi me intimidimin nga “numri 1” i bashkisë së Tiranës, por mësuesja thotë se askush nuk mund t’i mbyllë gojën. Ajo i quan mashtrime deklaratat e Veliajt në ditën e përurimit të rikonstruksionit të shkollës.

Nga Brunilda Cerraga


Letër e hapur
Zoti Veliaj,

Ju lutem mos më përfshini në politikën e askujt.

Unë, Brunilda Çërraga, mësuese prej 26 vitesh në shkollën “Jeronim de Rada” fola ashtu siç mendoj se duhet të flasë një njeri që edukon fëmijët e së ardhmes, që t’u tregojë atyre se sa e rëndësishme është e vërteta.

Unë shpreha në qëndrimin tim edhe ndjesinë e çdo kolegu e me dëshirën dhe lejen e tyre shkrova një status për të treguar indinjatën tonë për atë injorim publik që na u bë pas një përdorimi për interesat tuaj personalë dhe të atyre që qëndrojnë pranë jush.

E shkrova statusin tim me të drejtën e fjalës së lirë, të drejtë që e gëzoj nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Si njeri i fjalës për fëmijët dhe e ngarkuar me përgjegjësinë që kemi përpara atyre prindërve që na besojnë fëmijët e tyre, ia dhashë të drejtën vetes të them mendimin tim.

E kam menduar veten gjatë gjithë kohës përballë nxënësve se duhet të kontribuoj në formimin e qytetarit të së nesërmes, ndaj nuk lejoj askënd të më përgojojë e nëpërkëmbë kur marr përsipër që të them të vërtetën e asaj që ndodhi me mua dhe kolegët e mi.

Zoti Veliaj,

Ndoshta në përditshmërinë tuaj jeni mësuar të përfshini gjithkënd në politikë dhe përmes saj të linçoni këdo që nuk pëlqen natyrën e punëve të tua. Por kjo nuk ju jep të drejtën të përgojoni familjarët e mi, e aq më pak bindjet e tyre politike.

Unë e dashuroj profesionin tim dhe ndjej përgjegjësi për çdo fëmijë që kam përballë në punën time, duke parë këdo prej tyre si një qytetar me dinjitet të së nesërmes, dhe jo si një lodër interesash.

Ajo që ju përfolët është njëlloj sikur unë t’ju konsideroj gjithnjë si “djali i fiqve”, por, në fakt, pavarësisht zgjedhjes sime, ju për mua jeni Kryetari i Bashkisë, dhe unë do të dëshiroja që nën këtë mision të rëndësishëm për këdo që do të ishte në pozitën tuaj, ju t’i shihnit mësuesit dhe nxënësit si qytetarë me dinjitet dhe jo duke i përgojuar apo duke i ndarë në gardhe politike për interesat tuaja të ditës.

Përse nuk pyetët se pse isha kundër vendimit apo veprimit tuaj? Pse harxhuat kohën dhe nuk u skuqët aspak kur shumica e gjërave që folët nuk ishin të vërteta?

Së pari, drejtoresha e shkollës me të cilën filluat punimet e rikonstruksionit nuk është në Shqipëri, pasi ka emigruar për një jetë më të mirë.

Së dyti, shkolla jonë nuk u dëmtua nga tërmeti, por ishte në projekt rikonstruksioni përpara se të ndodhte tërmeti. Ju gënjyet edhe përpara nxënësve të mi që i kishit pritur në zyrën tuaj dy vjet më parë dhe ata kanë të drejtë të ndjehen të zhgënjyer nga njeriu që duhet të jetë kryeshembulli i qytetit.

Zoti Veliaj,

Ju mund të jeni kryetari i Bashkisë, por nuk mund të jeni Zoti i askujt dhe s’keni të drejtë të vendosni diagnoza të kota. Unë kam rezultuar negative në testin për Covid- 19, por po qëndroj në shtëpi pasi për fajin tuaj e të inspektorëve tuaj ne, stafi i mësuesve të shkollës, ndenjëm aty edhe pas kryerjes së tamponit, pa pritur përgjigjet e tij, dhe për këtë duhet të ndëshkohet ai që urdhëroi që ne të ishim aty të premten, por sidomos të shtunën, kur dihej se disa prej mësuesve kishin dalë pozitivë ndaj Covit-19. Ne si mësues, duke menduar që është fillimi i shkollës treguam gatishmërinë dhe nuk kundërshtuam, por ishte qesharake se për çfarë rrinim ne në punë (?!), për të larë dyert apo për të vënë dezifektantët në qendër të tavolinës së nxënësve dhe jo në cep të saj.

Ne ishim në shkollë sepse duhet të zbatonim urdhrat e inspektorëve tuaj, për të cilët, bashkë me kolegët e mi, sugjerojmë t’i dërgoni për trajnime lidhur me etikën në komunikim.

Ndërkohë, kolegët e mi të shëndetshëm ishin aty deri në minutat e fundit të inaugurimit. Ishin aty për të parë edhe rikujtuar aktrimin e aktorit të e madh Fadil Hasa me filmin me “Mao Ce Dun” të cilët asistuan në teatrin tuaj për të vendosur lulet që ia morët një tjetër institucioni dhe më pas këtyre kolegëve të mi, bashkë me personelin e pastrimit, i treguat derën se nuk duhet të ishin aty për inaugurimin.

Ju menduat se kolegët e mi të pranishëm ishin të padenjë edhe për të qenë në inaugurim?! Nëse keni menduar kështu, me keqardhje po ju them se, kjo është për turpin tuaj.

Z. Veliaj,

Unë jam një qytetare, kam nderin të jem mësuese dhe kam të drejtën e fjalës, dhe do të flas, do të shkruaj sa herë e ndjej që duhet të flitet për të ardhmen e nxënësve të mi. Unë mbahem mbi forcat e mia, jap kontributin tim qytetar duke u përpjekur të bëj më të mirën që mundem dhe nuk pres shpërblim nga asnjë lloj force politike.

Ndaj, lutem mos përgojoni mësuesit e thjeshtë, lërini të punojnë të qetë, e përpiquni të nxirrni mësim nga kjo histori. Ju u kujdesët për kontribuuesit e shkollës, për personelin tuaj, për veten tuaj të mos prekeshit, e ua pretë mësuesve të drejtën dje. Por, a keni pyetur se ç’ndodhi sot me ata që përzutë dje për sigurinë e shëndetit tuaj?

Trishtueshëm e me sinqeritet,

Mësuese Brunilda Çerraga

Lëtër e hapur,Zoti Veliaj;Ju lutem mos me përfshini në politikën e askujt.Unë, Brunilda Çerraga, mësuese në shkollën…

Publiée par Brunilda Çerraga sur Lundi 14 septembre 2020

20 Comments

    1. Per shpellkaret qe kane komentuar me oshte , ( megjithese vetem 3 njerez jane qe komentojne me shume pseudonime)
      Shikoni ne youbute pergjigjen e Veliajt per kete letren e kesaj debiles dhe do kuptoni se komnetet tuaja jane komplet gabim.

      Kjo zonja eshte pozitive me covid19 dhe nuk eshtte ftuar ne ceremonine e inagurimit te shkolles ( gje mese normale) . Por ne facebook nxorrri zorret e barkut kunder Veliajt dhe bashkise se Tiranes .

      Jane 2 gjera te ndryshme te jesh mesuese e infektuar dhe e pa ftuar , dhe te jesh militante e PDs dhe te besh nje propagande ( debile) ne rrjetet sociale kundra Veliajt.

      O shpellkare , mos kerceni me presh ne bythe se kjo palo mesuese e ka patur hak reagimin e Bashkise se Tiranes.

      1. Per shpell qeke e para me ar “k” nga pas, ne goje dhe ne dore.
        Me duket se ti qenke zedhensja e Bashkise (femer transvestite qe hiqesh si shpellkar me qe e mbake shume ne goje kete sendin shume te dashur per ju te dyja) ose ndonje instruktore e cenuar ne virgjerine e hershme te bashkise se lali D’ errit.
        Sado qe mund te gaboje nje person qofte edhe kundershtar i yti ose i lali palles, asnjehere nuk mund ti ndalosh te drejten e shprehjes se mendimit dhe kur per me teper mbeshtetet aq shume nga mileti.

        Mbi te gjitha qenka ARSIMTARE, qe ka edukuar 26 breza

        dhe kritikophet nga

        nje SHPELLKAR-e analfabete si puna jote.

        Pershndetje nga Bregu i beton- armese mu ne mes te Tiranes

    2. Ty te lumte dora dhe mendja znj. Mesuese. Nese kjo do kishte ndodhur ne Kanada, jo kryetar i bashkise, por edhe qeveria mund te rrezohej. Pasiqe eshte e pakonceptueshme. Por jo ne Tirane, e Shqiperi anembane. Ishalla ste heqin nga puna apo besdisin me polici e tatime.

  1. Se si mund ti thuhet zoti veliaj ketij langaraqi dhe lazgari ordiner ketij mender lapangjozi qe na e sollen me tjetrin para tij me e katandis tiranen ne kete derexhe kete un nuk e kuptoj. meqe banoj pran de rades dhe kam qene nxenese dikur atje …e kan shemtu e jo rikonsruktu. i kan shkatru cfar kishte me te miren…oborrin. i kane vene dhe drynin si ne burg….e ne dikur luanim ne ate oborr pasditeve…o mortje o injorante o idjoter legjendare qe duhet te ishin ne te tjera katune…

  2. Respekt per zonjen! Fiqshitesit qe mbushen Tiranen nuk meritojne te jene administratore te qytetit ku jetojne njerez si Ju,.

  3. Ska gje se do votojne lali plehun perseri 150 mije pensioniste tiranas

    Edhe bar do hame edhe erjon driten e syve do e votojne

    Ti ke te drejte por mosha e trete eshte e pandjeshme per keto qe thua ti. …ata na e benevlsli pleren kryetar dhe rrine di legens rrugeve te tiranes pa asnje sherbim
    Pleq perverse kenaqen me bythen e veliajt

  4. Aty e kam bere tetevjecaren edhe une, De Rada eshte shkolle e kryeqytetit jo kasolle katundi nga ato ku jane mesuar te presin shirita keta. Pis milet

  5. Lal zdromsit po i vertitet burgu. Me siguri do kerkoj azil ne bjelorusi pas disa muajsh, ndryshe do i reshksasi sapuni te dushi.

  6. A mund te ma thote njeri pa sharje dhe ofendime per cfare ankohet kjo qytetarja? I thote Erjon it mos pergojo kur gjithcka qe tha ai i nxjerr te verteta. Tani i thote mos diskrimino kur vet e pranon qe se ka votuar ate. Ji krenare per mbeshtetjen dhe partine qe perfaqeson.

    1. Oj ti Nina a Nana (jo Nana e E. ZOLA se ajo ishte kurtizane e ti je lavire bulevardi e stershk..dhyme), po cfare lidhje ka partia ne kete rast?
      Po pse te gjithe duhet te flasin e mendojne sic do Lalika.r i Fiqve?
      Ne asnje rast nuk permendet politika nga kjo mesuese guximtare dhe qytetare.. ashtu sic duhet te jene te gjithe ata qe e duan kete vend dhe jo me llafe si puna e juaj INTELEKTUALVE te sumes.
      Ti e paske mesuar mire anglishten se shqip nuk kuptoke. Dy ceshtje shtrohen
      1. Politizimi i shkolles dhe perdorimi i imazhit te ardhmerise (femijeve)
      2. Mashtrimet e Lali FIQUE per rikonstruksionin e shkolles se “demtuar” (- ka rrujt leket dhe ben propagande) nga termeti dhe qe kjo zonja na qenka e semure me COVID 19 (kur ajo thote qe ka bere testin dhe ka dal negativ, prandaj ka respektuar protokollin).

      Dukesh qe qenke KUODRO i BASHKISE (qeverise se ardheshme me lal plehun)

      Mjer ky vend qe i lepihet byth… perdite nga sahanlepires si puna juaj, por prap i piste ngeli.

      Rrnoft bashkia Poshte “QYTETARIA”

  7. Brunilda te respektonim si mesuese,si qytetare dh si vajze lagjie. Te gjith e kane te drejten nga konverta te drejten e fjales, por nuk kane zemer ta kundershtojne.Le te jete shembulli juaj per te gjithe ato qe kane te drejte, ti japin pergjigjien e duhur atyre qe ulin bythen ne milionat e atyre qe djersisin dhe keto qe djersisin ngelen gjithmone fukaraja.Doja te shkruaja me shume per keta tipa qe jane me qindra por nuk ja vlen se jane vulgar te pa cipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu