• |
ide | kryesore

Maqedoni e Veriut/ Rënie drastike e rasteve të konfirmuara me Covid-19, shënohen 4 viktima

-Instant, Lajme, Të fundit



Maqedonia e Veriut ka regjistruar 4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, dy prej të cilave në Ohër, dhe nga një në Vinicë e Strugë. Në krahasim me ditët e tjera, shteti fqinj ka pasur një rënie drastike të rasteve të reja me COVID-19, pasi 37 persona kanë rezultuar të prekur nga 464 testime të kryera.

Shkupi ka pasur më shumë se gjysmën e rasteve të reja 20, kurse Kumanova dhe Tetova nga 3 persona të infektuar. Deri më tani në këtë vend janë bërë gjithsej 166.356 testime, ku 1860 janë ende mbartës të Covid-19. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 131 pacientë të shëruar. Numri më i lartë i të shëruarve është shënuar në Shkup ndjekur më pas nga Shtipi dhe Kumanova.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *