• |
ide | kryesore

Miqësore/ Kundërshtar modest në nëntor për ti dhënë moral Shqipërisë para dy ndeshjeve vendimtare

-Instant, Sport



Përpara dy ndeshjeve vendimtare të Nations League, në muajin nëntor, që mund të vendosin shumë për fatet në Grupin C4 ku bën pjesë Shqipëria, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur një miqësore të lehtë, në mënyrë që të mos ngarkohen lojtarët, por edhe kuqezinjtë të marrin moral para takimeve me Kazakistanin e Bjellorusinë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor 2020. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të startojë në ora 19:00. Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program. Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe një miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020, ndeshje që do të zhvillohet në transfertë.

Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *