• |
ide | kryesore

Navalny shkëputet nga aparaturat, tashmë mund të marrë frymë vetë dhe të ngrihet nga krevati i spitalit

Lajme, Planet

Lideri i helmuar i opozitës ruse Alexei Navalny është hequr nga makineria e ventilimit dhe mund të marrë frymë vetë. Lajmin e ka bwrw të ditur spitali i Berlinit ku ai po merr kujdes shëndetësor, ndërsa shtohet se tashmë Navalny mund të çohet nga krevati.


Në postimin e spitalit thuhet se gjendja e Navalny-t po përmirësohet dhe aktualisht ai është në gjendje të largohet nga shtrati i tij për periudha të shkurtra kohore.


Navalny i humbi ndjenjat gjatë një udhëtimi nga Siberia më 20 gusht. Nga testimet u provua se opozitari mw i flaktw rus, u helmua me një agjent nervor. Aleatët e tij thonë se Alexei Navalny u helmua me urdhra të presidentit Vladimir Putin, gjw që Kremlini e ka mohuar vazhdimisht.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.