• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i OBSH-së: Mes tetorit dhe nëntorit në Europë do të rritet numri i viktimave nga koronavirusi

-Instant, Lajme, Planet



Kreu europian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge deklaroi nga Gjeneva se vdekjet nga infeksioni i Covid në Europë do të rriten shumë, në të ardhmen e afërt. Kluge tha se muajt tetor dhe nëntor do jenë më të vështirët.

Vetëm dje, OBSH regjistroi një rekord të ri ditor të rasteve globale: në të gjithë botën infeksionet ishin 307.930, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë.Regjistrimi i mëparshëm u arrit në 6 shtator, kur infeksionet e reja ishin 306.857. Ndërkohë, sipas llogaritjeve të Universitetit Johns Hopkins, vdekjet totale të regjistruara në botë janë rritur në mbi 920 mijë kurse totali i të prekurve mbi 29 milionë.

Një transmetueshmëri e mundshme më e madhe e Sars-CoV-2 mund të lidhet gjithashtu me sjelljen njerëzore gjatë dimrit dhe jo vetëm me faktorin klimatik thuhet në deklarat e nxjerra nga OBSH-ja. Kur klima bëhet e ashpër, njerëzit priren të mblidhen në hapësira të mbyllura dhe me pak ajër dhe vetëm zbatimi rigoroz i distancës shoqërore dhe ajrosja e mjediseve mund të ndihmojë për të shmangur mbylljet dhe kufizimet totale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *