• |
ide | kryesore

Video/ Pas rrahjes në fushë, Neymar akuzon Gonzalez për racizëm: “Duhet ta kisha goditur me kokë”

-Instant, Sport, Video



Tensioni e sherri në Paris Saint-Germain-Marseille vazhdon edhe pas 90 minutave të ndeshjes, ku fusha e betejës janë bërë rrjetet sociale. Pas akuzave për racizëm ndaj Alvaro Gonzalez, Neymar rrit dozat në Tëitter: “Më vjen keq vetëm që nuk e godita në fytyrë atë shk******ë”. Braziliani ka shkuar edhe më tej: “Për VAR ishte e lehtë të dallonte agresivittetin (braziliani është mes pesë të përjashtuarve në fund të ndeshjes), tani dua të shoh edhe imazhin e racistit që më quajti ‘majmun e bir kur*e’. Unë ndëshkohem me të kuq, po atij cfarë do ti ndodhë?”.

Drejtori sportiv parisien Leonardo ka kritikuar arbitrin Brisard: “Ndeshja ishte jashtë kontrollit, e tregojnë 14 kartonët e verdhë e 5 të kuq, kjo sfidë në javën e tretë të kampionatit është e papranueshme. Nuk e kuptoj përse Federata nuk i ka dërguar një arbitër si Turpin apo Buquet, ky nuk kishte eksperiencë për një klasike si Psg-Marseille”.

GONZALEZ: “NUK KA VEND PËR RACIZËM”
Nga ana e tij, edhe Gonzalez në një farë mënyre i është përgjigjur drejtpërdrejtë O’ Ney duke përdorur Twitter: “Nuk ka vend për racizëm. Ndonjëherë duhet të mësosh të humbasësh e të marrësh përgjegjësitë në fushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *