• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, Hajdari: Rama do të mbajë tepsinë e vetë. Mona nuk do t’i shqitet Lulit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rudina Hajdari ka dalë e para nga mbledhja e Këshillit Politik duke thënë se asgjë nuk është bërë dhe nuk ka pasur dialog mes tyre.

“Rama do të mbajë tepsinë e vet, kemi Monën që s’do t’i shqitet Lulit dhe Luli që do të mbajë vagonin e partiçkave.”, tha ajo. Rudina tha se do të kërkojë qartësim edhe se si do të veprohet në 25 prill me votën e diasporës, sepse nuk është qartësuar si duhet kjo pjesë.

“I thashë që ne mund të ruajmë listat 100%, duke përdorur një mekanizëm që ka të bëjë me korrektimin e listave në bazë të gjinisë. Kjo do të thotë që qytetarët mund të votojnë në mënyrë të drejtë, por në fund i japim përparësi grave që marrin më shumë vota.

Sot ishte e qartë për mua dhe publikun, dhe problemi më i madh që ka ky Këshill është: Rama do të mbajë tepsinë e vet, kemi Monën që s’do ti shqitet Lulit dhe Luli që do të mbajë vagonin e partiçkave.

Ne kemi qytetarët që duan që në 25 prill të rrëzojnë këto parti të vjetra. Shqetësimi dhe propozimi im është lista të hapura 100% dhe do kërkoj nga Këshilli një qartësim sa i përket votës së diasporës. Do kërkoj që kjo çështje të zgjidhjet”, tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *