• |
ide | kryesore

Rekord rastesh të reja me COVID-19 në botë, OBSH: Mos u takoni më as me bërryl

Planet



Është shënuar një tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19 në botë. 307.930 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, e cila është dhe shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë.

Ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 924,127, pas 5.500 rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shkruar në Tëitter se njerëzit nuk duhet të takohen me njëri-tjetrin as me bërryl pasi ajo nuk ruan distancën për të shmangur ngjitjen e koronavirusit.

“Kur përshëndetni njerëzit, është më mirë të shmangni edhe prekjen me njëri-tjetrit me bërryla sepse kjo nuk ruan distancat. Mua më pëlqen të vendos një dorë në zemër për të përshëndetur njerëzit në këto ditë”, shkruajti Tedros Adhanom Ghebreyesus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *