• |
ide | kryesore

Shahini: Kush më diskriminoi në Shqipëri për dialektin tim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini thotë se është ndier e fyer nga sulmet e opozitës që e kanë diskriminuar për prejardhjen e saj nga Kosova.

“Opozita në Shqipëri nuk e ka përkrahur ardhjen tonë nga Kosova. Madje e kanë lidhur me dialektin. Sipas tyre kush flet në këtë dialekt nuk është mjaftueshëm inteligjent. Kanë shkuar deri në racizëm. Për derisa nuk gjenin arsye të kritikonin punën ata vendosën të marrin këtë linjë.

I kuptoj rrjetet sociale ku flitet pa ndonjë lloj filtri, por e kam pasur të papranueshme që të akuzohem nga opozita për prejardhjen time. Kanë qenë ish-deputetë të PD dhe deputetë të PD, këshilltarë dhe analistë që pastaj janë angazhuar në PD.

Ka qenë mjaft antishqiptare. Ata kanë shfrytëzuar një element që mund të ngjisë në popullatë. Me këtë kanë ofenduar veriun që flasin gjuhën time.

Ka pasur zëra nga shoqëria dhe PS? Jo. E kam ndier nga opozita dhe mediat e tyre. Kurrë nuk e kam ndier në takime me popullin. Fushata që ndërtuan muajt e fundit ka qenë jo aq shqiptare.

PS ka qenë skeptike për ne të ardhurit nga Kosova, por më pas është shuar. Ne kemi treguar qasjen tonë të majtë dhe kauzën tonë për PS-në. Ka qenë një tjetër lloj ballafaqimi në PS” – tha Shahini. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Trollat e rilindjes te maskuar e shtirur si opozitar te kane diskriminuar besa. Te tjerat i ke merituar me prejardhjen tende sorosiane. Te fala Turit, mos harro!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *