• |
ide | kryesore

Sharon Stone: Është e rëndësishme mënyra sesi dukesh

-Instant, Paparazzi, Slider



Në një intervistë të fundit me Telegraph,aktorja Sharon Stone foli rreth paraqitjes së jashtme duke treguar se njeriu fillon e kupton sa rëndësi ka mënyra si dukesh, derisa fillon dhe nuk dukesh  si më parë.

Aktorja rrëfeu se për të shprehja “pamja jashtme nukka rëndësi” ,  është “një gënjeshtër e madhe dhe idiote”.Gjatë intervistës, Sharon theksoi se është  rehat me veten dhe nuk lejon askënd që t’i thotë diçka për trupin dhe fytyrën. “Të gjithë trupat e grave kanë celulit, por ne kemi parë kaq shumë foto këmbësh me geta, ku modelet ishin në të vërtetë djem të rinj, si edhe shfaqje mode me vajza 14-vjeçare”.Më pas, aktorja shtoi “Nuk do të qëndroni vajzë e bukur përgjithnjë dhe me të vërtetë duhet të fillojmë të merremi me faktin se është më mirë të jesh një grua e rritur dhe inteligjente. Nëse partneri juaj nuk e kupton këtë, atëherë ai nuk është i rritur mjaftueshëm ndaj s’keni pse të qëndroni më bashkë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *