• |
ide | kryesore

“Të presim”, Real Madrid përgatitet për ti marrë PSG Mbappé

-Instant, Sport



“Të presim”: është i qartë mesazhi në faqen e parë të Marca, me fytyrën e Kylian Mbappé që shoqëron titullin. Tratativa që premton të trondisë merkaton e verës 2021 ka nisur tashmë e Real Madrid është në radhë të parë për të kërkuar të marrë sulmuesin që i ka komunikuar Paris Saint-Germain së dëshiron të largohet pas një viti.

Prej muajsh qarkullojnë zërat për ardhjen e francezit në Madrid, por kurrë si këtë herë nuk janë konkrete. Qershorin e ardhshëm Mbappé do të jetë në kushtet më të mira për tu shitur: me një kontratë që skadon në 2022, PSG duhet të dorëzohet e ta lërë të largohet për të mos e humbur me kosto zero në 12 muajt pasues duke qenë se 21vjecari nuk ka ndërmend të rinovojë.

Përtej 20 milionë euro kontratë në vit, duhet llogaritur një shumë rreth 300 milionë euro që do të kërkojnë parisienët. Por në Spanjë nuk dorëzohen dhe shpjegojnë 5 motivet që shtyjnë Mbappé tek Real. Më i forti është emri i Zinedine Zidane, idhull i sulmuesit e që nuk e ka fshehur dëshirën se do ta stërvisë në Madrid. Pastaj mundësia për të fituar Topin e Artë e Champions League e në fund joshja e një klubit si Real e një stadiumi të ri si Bernabeu, që do të përfundojë në 2022, e mundësia për të luajtur me bashkëkombasit e tij Varane, Benzema e Mendy përvec Camavinga e Upamecano, të tjerë objektivë madridrilenë për verën e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *