• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagosen babë e bir

Arkiva, Lajme, Të fundit
hoteli Shkodër



Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku kanë mbetur të plagosur babë e bir. Një person i dehur i ka qëlluar ata, i cili është identifikuar nga policia. Dyshohet se mes tyre ka ndodhur një konflikt dhe më pas autori ka qëlluar drejt babë e bir.

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri dy shtetas pas nje konflikti te çastit, Policia identifikon autorin edhe po vijon krehja e zones për kapjen e tij.

Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkollot dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *