• |
ide | kryesore

Vidal lirohet nga kontrata me Barcelonën: brenda dy ditësh në Milano

-Instant, Sport



Telenovela e gjatë e Arturo Vidal ka mbërritur tashmë në fund. Mesfushori kilen ka gjetur akordin me Barcelonën për zgjidhjen e kontratës, me një dalje të mirë prej 3 milionë euro e, sapo të vendoset e zeza mbi të bardhë, do të bëhet një lojtar i ri i Inter. Nga ana e tij klubi italian do të derdhë një pagesë të vogël Barças. Stafi i lojarit të preferuar nga Conte e konsideron operacionin të mbyllur deri në 99%, në pikën që në 48/72 orët e ardhshme shpresa është që lojtari të mbërrijë në Milano për vizitat mjekësore të traditës.

Vidal e menaxheri i tij Fernando Felicevich kanë prej kohësh një akord me Inter për një dy-vjecare prej 6 milionë në sezon plus bonus e opsionin për një vit të tretë. Antonio Conte mezi pret të përqafojë lojtarin e tij të shumë kërkuar e ta ketë në dispozicion për Inter-Fiorentina e Benevento-Inter, dy impenjimet e para zyrtare të zikaltërve. Kileni është duke menduar për numrin e fanellës: 23 “i tij” është në shpinën e Barella, ndërsa 8 e preferuar (për momentin është zënë nga Vecino), ndërsa 22 i mbajtur në vitin e parë me bardhezinjtë e në Katalonjë është i lirë. Me Mbretin Artur në radhët e zikaltërve, beteja e gjatë për titullin do të jetë më e lehtë për tu luftuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *