• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea i ri debuton me tris: Wolves shëtisin në Sheffield

-Instant, F1, Sport, Video



Në të parin nga dy ndeshjet që mbyllin javën e parë të Premier League, Wolverhampton sistemon pa probleme Sheffield United me rezultatin 2-0. Skuadra e Nuno Espirito Santo mbyll gjithcka praktikisht në gjashtë minuta. Raul Jimenez, qendërsulmues gjithnjë e më me vazhdimësi, në minutën e 3’ merr sugjerimin e Podence e mposhi Ramsdale me të djathtën. Portieri i Sheffield United dorëzohet sërisht në goditjen me kokë të Saiss, që kërceu mbi të gjithë në kornerin e Pedro Neto.


Asnjë surprizë edhe në ndeshjen e fundit të javës së parë me Chelsea që shkoi të fitonte 3-1 në fushën e Brighton. Lampard evidentoi xhevahirët e sapoaradhur nga merkato, me Havertz e Timo Werner që iu bashkuan Mason Mount në tredhembëshin ofensiv. Kante luajtiu ndeshjen e zakonshme, shumë vrap e fizicitet, ndërsa Jorginho ishte i lirë edhe të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 24’ pas një faulli ndaj Werner. Ndeshja mbeti e hapur për të paktën një orë. Në të 54’ Kepa nuk është i vëmendshëm dhe e majta e Trossard e befason. Reagimi i Blues është i menjëhershëm: Reece James lëshoi një silurë me të djathtën nga jashtë zonës, që nuk i la asnjë mundësi Ryan, pastaj ishte Zouma që mbylli llogaritë në të 66’, duke shfrytëzuar shtalartësinë në goditjen e këndit të James.




ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Sheffield United 0 – 2 Wolverhampton Wanderers
Brighton & Hove Albion 1 – 3 Chelsea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *