• |
ide | kryesore

Vlorë/ dy mësuese me Covid-19, tri të tjera presin tamponin

Lajme, Të fundit



Dy mësuese, në qytetin e Vlorës, janë konfirmuar me Covid-19 dhe nuk janë paraqitur sot në ditën e parë të shkollës. Mësueset janë karantinuar sapo kanë përgjigjen e testimit. Në karantinë janë edhe 3 mësuese të tjera të ciklit të ulët, të cilat janë në pritje të tamponit. Ndërkohë, nxënësit janë në pritje të mësueseve zëvendësuese. Drejtoresha e shkollës ka deklaruar se instituti arsimor është dezinfektuar dhe gati për të pritur nxënësit dhe mësuesit.

Me maska dhe dezinfektues në duar, ka nisur sot mësimi në ciklin parauniversitar, në përpjekje për të minimizuar përhapjen e pandemisë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, ky vit shkollor do të zhvillohet me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa, pasi nëpër banka lejohet vetëm nga një fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *