• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në SHBA, Joe Biden kryeson në sondazhe

Lajme, Planet



Kur kanë mbetur vetëm 49 ditë nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sondazhet e bëra publike, mbrëmjen e së dielës, tregojnë një kryesim të kandidatit demokrat Joe Biden. Ish-zv.presidenti Biden është para 5 pikë krahasuar me atë aktual Trump.

Ditët në vijim priten të jenë më të nxehta për fushatën elektorale pasi janë ato vendimtare për rezultatin e 3 nëntorit. Trump do të vizitojë vendet e prekura nga zjarret masive në SHBA, ndërsa Biden pritet të dalë në një konferencë shtypi ku do të trajtojë pikërisht menaxhimin e situatës në Kaliforni, Oregon por edhe në shtete të tjera që janë shkrumbuar nga flakët, si dhe përhapjen e pandemisë Covid-19. Kandidati demokrat e ka mbështetur fushatën e tij në akuza të drejtpërdrejta ndaj presidentit në detyrë Trump.

Bernie Sanders, dikur kandidat dhe sot një përkrahës i Joe Biden, shpreh shqetësimin e tij se metoda e liderit demokrat, me shpoti të përhershme ndaj Trump, nuk është rruga më e mirë. Sipas Sanders, Biden duhet të fokusohet më shumë në tema si, paga më të larta, ulje të papunësisë dhe akses në politikat e shëndetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *