• |
ide | kryesore

8 të proceduar në Ballsh, organizuan protestën e naftëtarëve në kohë pandemie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Mallakastrës ka proceduar penalisht 8 naftëtarë që organizuan protestën në Uzinën e naftës në Ballsh.

Kjo për shkak se në këtë kohë protestat dhe grumbullimet masive janë të ndaluara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

NJOFTIMI 
Organizuan dhe morën pjesë në protestë të paligjshme si edhe kanë thyer Urdhërin Nr.351 datë 29.0.2020 pika nr. 4 të Ministres së Shëndetësisë mbi masat ndaj pandemisë Covid- 19, procedohen penalisht 8 persona.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.



2 Comments

  1. Ne burg te gjithe!
    Maskarenjte, gjeten vaktin per proteste.
    Qeveria ka halle e keta i prishin asaj qetesine.
    Ashtu pa buke le te rrine sic kane ndenjur me muaj te tere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *