• |
ide | kryesore

Ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe sot në zyrën e Bashës, çfarë do diskutohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
SELIA-BLU.jpg

Ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe do të zhvillojnë në orën 15:00 në selinë e PD një takim me Lulzim Bashën.


Në takim do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.


Dje opozita bëri të ditura dy qëndrimet e saj në Këshillin Politik. Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve.

Ndërkohë Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura. Gjiknuri shton se fillimisht duhet që të në fillim duhet të reflektohen ndryshimet kushtetuese, më pas i drejtohet ODIHR-it për rekomandime.

Opozita e Bashkuar i kundërshton ndryshimet kushtetuese dhe nuk do një implementim të tyre për shkak se ndalohen koalicionet. Por një tjetër kusht është vendosur nga kampi opozitar, që listat e hapura të jenë 100% dhe jo 75%. Mazhoranca po ashtu nuk bën mbrapa me mendimin se Listat e Hapura 100% prekin kuotat gjinore ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk realizohen dot në to. Por Opozita e Bashkuar gjithashtu kërkon edhe që të mos rishikohen rregullat e lojës në zgjedhje pasi tashmë Shqipëria është 5 muaj para tyre.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu