• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës: Shahini ishte fasadë e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në News24 ka folur për largimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini nga qeveria dhe Shqipëria. Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij. Analisti thekson se Shahini s’kishte lidhje me PS dhe se largimi i saj mund të ketë ardhur nga pakënaqësitë që kanë pasur strukturat e kësaj partie.

Po ashtu Lubonja nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.


“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin” – tha Lubonja.

10 Comments

  1. Ne nje shtet ku kryetari i shtetit vendos per gjithshka eshte normale te shohim fenomene te llojit Shahini apo te ministrit te jashtem. Skemi pse bejme analiza thjesht eshte fenomen e autoritarizmit tipik shqiptar. Do te pranoja qe minister ndoshta dhe kryeminiter te ishte nga kombesi tjeter por me kushtin qe kjo te shoqerohej me argumente e debate per dobishmerine e nje veprimi te tille.

  2. A është DEMOKRATIK sistemi ynë??LEXOJENI sy dhe veshë hapur ju Rollinghillsat dhe Gjirëlalistat tanë, ju autorët Pusht-Shtetarë të DEMON-KRACISË “Made in Albania”.

    JENI JU dhe sëra juaj që i rikthyet ditët Migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”, sepse për fatin tonë të zi “KOHA ËSHTË E MASKARENJVE”Dhe per ty shkruani o fatosi enverit e salihut

  3. Thuhet edhe për sondazhe që po tregojnë një vullnet politik për përmbysje politike; pse si botojnë?

    Realisht ka një perceptim normal dyshues për këtë mazhorancë; por në fushatë do të ketë zgjidhje reale; Rama përballë Bashës, Berishës dhe Metës.

    Kaq, kjo është fabula dhe nuk është se ka ndonjë logjikë për ndryshim gjenerate politike.

    Ja të marrim Malin e Zi; opozita që mori vetëm 1 deputet më shumë se Milo Gjukanoviçi, para 6 muajsh ndryshoi të gjithë liderët e saj, duke mos zgjedhur asnjë ish-qeveritar.

    E bëjmë dot dhe ne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu