• |
ide | kryesore

Arrestohet shqiptari në Itali, kapet duke u kujdesur për plantacionin me 180 rrënjë kanabis

Lajme, Të fundit



Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi kishte mbjellë një parcelë më kanabis sativa. Sipas mediave italiane, në total iu sekuestruan 180 bimë narkotike marijuanë, të cilat nëse do të hidheshin në treg do të kapnin vlerën e 200 mijë eurove. Plantacioni me kanabis u zbulua nga kontrollet ajrore përgjatë bregut të lumit Salinello, në Komunën Tortoreto.

Sipas mediave italiane, karabinierëve i është dashur të bëjnë një kontroll prej mbi 36 orësh deri në identifikimin e shqiptarit, i cili u kap duke u kujdesur për drogën. Në plantacion, policia gjeti të gjitha pajisjet me të cilat kultivohej droga, gjenerator për energji, pompa uji, tuba dhe pleh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *