• |
ide | kryesore

Champions/ Paok i Mihaj nxjerr KO Benfikën: kualifikohen edhe Gent e Dinamo Kiev

-Instant, F1, Sport



Tre ndeshje e po aq verdikte: Dinamo Kiev, Paok e Gent kalojnë raundin e tretë paraeleminator e shkojnë në playoff të Champions League, pengesa e fundit përpara fazës së grupeve.

DINAMO KIEV-AZ 2-0 — Ukrainasit avancojnë, duke mundur 2-0 AZ. Gerson Rodrigues, 25 vjecari nga luksemburgu, shënoi golin e parë në të 49′ e i hapi rrugën Mircea Lucescu për raundin e ardhshëm. AZ e provoi, luftoi shumë, por pësoi 2-0 tre minuta nga fundi: goditje vendimtare me kokë e Shaparenkos, i aftë të dërgonte topin në portën e boshatisur pas një aksioni interesant të të zakonshmit Rodrigues, më i miri nga të tijtë. Pasi shënoi në Superkupën e Ukrainës, vendos edhe ndeshjen kundër hollandezëve të Az. Goli i parë në Champions për të, ndërsa Dinamo Kiev do të sfidojë Gent në konfrontimin e dyfishtë (luhet në 22 e 30 shtator).

PAOK-BENFICA 2-1— Arritje e madhe në Selanik. Enea Mihaj nuk luajti asnjë minutë, por nga pankina pa Paok ti shënonte dy herë Benfikës e të kualifikohej në playoff. Një rezultat i pabesueshëm për grekët, ku gjithcka ndodhi në pjesën e dytë: Giannoulis në të 63′ shënoi golin e parë, ndërsa dyfishoi Zivkovic 15′ nga fundi. Goli i 2-1 i Rafa Silva mbërriti në të 93′ por vetëm sa për të shtuar keqardhjen. Benfica eliminohet, ndërsa tani grekët do të sfidojnë rusët e Krasnodar në raundin final. Sfidë mes dy skuadrave suprizë (në fushë në 23 e 29 shtator).

GENT-RAPID VIENNA 2-1— Tjetër sukses në shtëpi, këtë herë i takon Gent. Djemtë e De Decker kualifikohen në Arena Ghelamco me një 2-1 pa histori, përjashtim bën vetëm goli i Demir (datëlindja 2003) në të 93-tën. Tani belgët do të luajnë kalimin në grupe kundër Dinamo Kiev. Vendosën ndeshjen golat e Dorsch e Yaremchuk, një në pjesën e parë (35′) e tjetri në të dytën (59′). Pengesa e fundit quhet Dinamo Kiev.

NDESHJET E TJERA — Nesër do të luhen pesë ndeshje të tjera të fazës paraeleminatore: Omonia Nicosia-Stella Rossa (ora 17.00), Ferencvaros-Dinamo Zagreb (19.00), Maccabi Tel Aviv-Dynamo Brest (19.00), Qarabag-Molde (19.00) e Midtjylland-Young Boys (20.30). Ndeshjet janë teke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *