Conor McGregor ka refuzuar të gjitha akuzat për një sulm seksual në Corsica.
Sportisti i cili ishte pjesë në UFC, sipas Mirror është arrestuar në një lokal pasi pretendohej për një sulm seksual. Për një gjë të tillë është përgjigjur përfaqësuesi i tij, ndërsa ka thënë se ai është intervistuar e më pas është liruar.
Një deklaratë nga prokurori thuhej: “Pas një ankese të depozituar me 10 shtator duke denoncuar akte që mund të përshkruhen si përpjekje për sulm seksual, Conor Anthony Mac Gregor ishte subjekt i një seance dëgjimore nga policia.” Ai më parë gjatë muajit kishte bërë të ditur se është fejuar me Dee Delvin, ndërsa tani po përballet me akuza seksuale.