• |
ide | kryesore

Dy të rinj rrahin policin në Tepelenë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi goditën efektivin e rendit në pedonalen e qytetit. Motivet e konfliktit nuk dihen, por policia thotë se efektivi është goditur për shkak të detyrës.

Njoftimi

Goditën punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *