• |
ide | kryesore

Eto’o nuk paguan ushqimet e të birit: tani kamerunasi rrezikon arrestimin

-Instant, Sport

Samuel Eto’o është edhe njëherë protagonist për shkak të një procesi që e sheh të përfshirë për të birin Etienne. Ish-sulmuesi i Barcelona e Inter akuzohet se nuk ka paguar për ushqimet e të birit (rreth 20.000 euro), për tu kujdesur për djaloshin, që sapo ka firmosur për të rinjtë e Real Oviedo. Nuk është bërë e ditur nëse Eto’o do të jetë prezent në Gjykatë në Palma ose do të dëshmojë në videokonferencë.


Samuel ka patur një lidhje me të ëmën e djaloshit, Marián Pineda, gjatë qendrimit të tij si lojtar i Mallorca. Gruaja ka rrëfyer se e ka kapur Eto’o me një tjetër e se i biri Etienne ka pësuar “turpërime e mungesën e të atit”. Ndër të tjera, gruaja ka siguruar që Eto’o nuk do ta respektonte akordin e firmosur në lidhje me obligimet materiale për mbajtjen e të birit.


Samuel Eto’o ka patur tetë fëmijë e kjo nuk është beteja e parë në Gjykatë me të cilën është përballur. Ka një tjetër rast atësie të pretenduar nga Erika, një vajzë 20 vjecare që jeton në Madrid me të ëmën. Në bazë të provave, gjykatësi ka vendosur paraprakisht që Eto’o duhet të paguante një cek prej 1.500 euro në muaj. Por duket se lojtari nuk e ka respektuar vendimin. Duke parë dyshtetësinë e tij, nëse do të vazhdojë të mos respektojë vendimet, mund të arrestohet sapo të shkelë sërisht tokën spanjolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu