• |
ide | kryesore

Gega zgjidh dilemat para Wolfsburgut: Kukësi ‘prangos’ Musollin e Obanor

-Instant, Sport



Kukësi duket se është gati tashmë për përballjen e rëndësishme kundër Wolfsburg, kur kanë mbetur edhe tre ditë nga përplasja e raundit të dytë të Europa League. Është rikthyer pas dëmtimit të pretenduar Obanor, ndërsa edhe Musolli nuk bëhet fjalë të lëvizë nga klubi, përpara se të mbyllet aventura europiane e bluve. Të dy lojtarët, që kishin ndërmend të largoheshin për një tjetër destinacion janë bllokuar nga insistimi i presidentit Gjici, që duket se ka gjetur celësin për të mbajtur mbrojtësin nigerian edhe për një tjetër sezon, por edhe të mos lejojë largimin e Musollit. Mesfushori megjithatë insiston që të lejohet të largohet për në Kosovë për arsye familjare, por tonet në këtë moment janë më të zbutura.

Gjithësesi me rikthimin në forcë të të dyve, tekniku Skënder Gega ka të zgjidhur edhe dilemat e fundit për formacionin që do të zbresë në fushë kundër gjermanëve. Edhe në ndeshjen e kontrollit, të zhvilluar një ditë më parë u pa qartë se Demiri do të debutojë në të majtë të mbrojtjes, ndërsa Obanor, Horac e Lulaj do të komopletojnë repartin përpara Xhikës. Në fakt Lulaj duhet të bëjë llogaritë me Maliqin për një vend titullari, duke qenë se lojtari ka munguar në testin e fundit si masa përkujdessje ashtu si edhe Rroca. Të dy nuk rrezikojnë prezencën për në datën 17, ndërsa Telushi, Musolli, Limaj e Gashi do të mbështesin Eze si sulmues të vetëm.

Për momentin Kukësi po stërvitet me një seancë stërvitore në ditë, për të rritur ngarkesën në këmbët e futbollistëve e për të evituar ndonjë dëmtim të panevojshëm, përpara ndeshjes me Wolfsburg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *