• |
ide | kryesore

Nesër fituesi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë/ Balluku: Tenderimi brenda vitit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
auto-llogaraja-anenat1485680462_1497443346-5471549.jpg



Ditën e nesërme pritet të shpallet fituesi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Në fjalën e saj ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se siguria rrugore dhe eficenca e kostos janë dy elementët kryesore, që u nënvizuan edhe nga kompanitë.

Sipas ministres procesi i tenderimit duhet të nisë brenda këtij vitit..

Dua të them që siguria rrugore për ne është e rëndësishme. Në të dyja prezantimet kjo ishte diçka që u nënvizua nga të dyja studiot projektuese. Unë shpresoj që kur juria të kaloi edhe  në një diskurs më të thellë të merret parasysh edhe eficenca e kostos. Duhet të garantojmë sigurinë rrugore përmes një investimi që duhet të jetë eficent. Zona e Llogarasë nuk kërkon vetëm një zgjidhje infrastrukturore por edhe një zgjidhje interesante arkitekturore, duke qenë se Llogaraja është një nga pikat më të rëndësishme turistike. Është një park kombëtar i mbrojtur, që është edhe dera hyrëse për pjesën më të bukur të Shqipërisë. Juria duhet të vazhdojë punën pa prezencën tonë dhe shpresoj që të dilni me rezultat sa më shpejt. Do të na duhet të nisim sa më parë, mundësisht brenda këtij viti, procesin e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, i cili do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit, duke iu referuar partnerëve tanë ndërkombëtare. Koha për ne është e rëndësishme. Prandaj do të kërkoja nga ana e jurisë impenjim të plotë dhe nga ana e dy konsorsjumeve për të dhënë të gjitha detajet që juria ka nevojë. Nesër do të presim emrin e fituesit dhe për ti hapur rrugë qeverisë për ndërtimin e këtij tuneli”, tha ministrja.

I pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili tha se  investimet në tunelin e Llogarasë do të ofrojë një shërbim elitar.

“Një nga polet e zhvillimit të turizmit është e gjithë riviera shqiptare, e cila duhet të jetë e mbrojtur. Aeroporti i Vlorës dhe tuneli i Llogarasë do të japin mundësinë që të gjitha investimet shqiptare dhe të huaja do të mund të ofrojnë një shërbim elitar për zonën e bregdetit”, tha Klosi.



5 Comments

  1. NESER SHAPLLET FITUESI !
    TENDERIMI BRENDA VITIT !

    Mos ka ndonje gje qe me ka shpetuar gjate leximit ?

    Tenderimi a eshte shpallja e fituesit ?

    Nese jam gabim , me ndihmoni.

  2. 1 afere korruptive totalisht, vjedhje e madhe serishmi
    2 ia con njerezit dhe leket zamirit tek green coast per 2 ore e 30 nga tirana
    3 shton presionin mbi cdo prone te bregdetit, jo se kane mbetur shume , por ka pasiguri here pas here dhe duart mund te nderrojne
    4 e ben dhermiun te pakapshem per shqiptaret por vetem per te pasurit e rinj te shqiperise , te cilet jane kryesisht , 1 te pasuaruar nga vepra korruptive pasive aktive , pra nga biznesemen dhe administratepolitikane, 2 te pasuruar nga droga trafiqet krimi etj, keta jane kontigjent krimi por edhe pushtetare qe kane lene trafikun te ndodhe apo kane pjese e trafikut vete.

    sqarim pse eshte i pakapashem dhe do behet edhe me i shtrenjte
    nje shqiptar normal nuk e perballon dot hotelin 70- 150 euro nata dhe ushqimi tek 30 euro dita plus paring cader argitem e tje, pra cili shqiptar perballon 200 euro dita ??? me rroge shteti apo privati mund te shkosh te per 1 dite vajtje ardhje pa fjetje dhe te besh foto si tek skenderbeu per ti pasur kujtim

    nderkohe jane dhene leje dhe ka projekte te tjera qe do e shtrenjtojne zonen artificialisht ne maksimum

    1. 1) Na thuaj ndonje arsye apo fakt se perse eshte vjedhje e madhe dhe korruptive ?
      2) Pse te vjen inat ty qe tunali e ka daljen after resorted Green Coast ? Ne nje vend do dilte tyneli .
      Tipiku ziliqarit dhe xhelozit shqiptar . Nese ai Mane paguan taksat ne rregull une i heq kapelen.
      Por tipa si puna jote , kudo qe ta kisthe daljen tuneli , ti prap do ankoheshe dhe do gjeje ndonje teori
      konspiracioni.
      3) Sipas teje , meqe shton presjonin mbi pronat ne bregdet duhet te mos zhvillohet vendi ? Atyre
      pronave ju rritet vlera me shume, cte keqe ka ketu ? . ( arsye komplet debile) .
      4) E ben Dhermiun te paprekshem per shqiptaret se do rriten cmimet . Eeeej je ne vete ti apo jo ?
      Je ne kapitalizem vella. Mos pretendo te jesh i barabarte me te tjeret. Kush ka lek ( ose euro) me
      shume do shkoje ti dhe une do shullohemi tek plazhi i durrsit me cadrat tona.
      Nese taksat paguhen korrekt mbi ato cmime te larta hallall i qofte atyre qe e kane mundesine. Ti thua , meqe shumica e popullit jane te varfer , te mbetemi te tere te varfer. ( gomarllik)

      Kur te lexova mendova se ka akoma persona ne shqiperi qe nuk e kane kuptuar akoma se nuk jemi me ne komunizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *