• |
ide | kryesore

Greqia vendos të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë, shtrëngim masash edhe brenda shtetit fqinj

Lajme



Athina ka lënë të pa ndryshuar gjendjen më kufirin shqiptaro-grek. Deri në datën 30 shtator, në shtetin grek nuk lejohen të hyjnë turistët nga Shqipëria. Në pikat kufitare, do të lejohen të kalojnë përkatësisht 750 persona në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.

Në këto pika kufitare, mund të vazhdojnë rrugëtimin në territorin fqinj vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi. Të gjithë personat që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit, dhe të kenë një test negativ për  Covid-19, jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.

Qeveria thotë se ka në plan te shtrëngojë masat edhe brenda vendit,mbas rritjes drastike të rasteve të infektuara me covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *