• |
ide | kryesore

I del në krah “mikut”, Putin hua 1.5 miliardë dollarë Bjellorusisë

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka rënë dakord me homologun bjellorus Aleksandër Lukashenko për një hua prej 1.5 miliardë dollarësh, ndonëse më parë ai tha se populli bjellorus duhet ta zgjidhë krizën pa ndërhyrje nga jashtë. Dy liderët u takuan në Soçi të Rusisë, hera e parë që gjendeshin ballë për ballë që nga fillimi i protestave kundër regjimit në Bjellorusi, muajin e kaluar. Shkak i protestave është bërë rizgjedhja e diskutueshme e presidentit bjellorus në zgjedhjet e 9 gushtit.

Lukashenko, i cili është në pushtet qe prej vitit 1994, fajëson “ndërhyrjet e huaja” për protestat. Policia ka arrestuar dhe rrahur brutalisht mijëra tubues, veprime që janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Përveç njoftimit për huanë, Putin sinjalizoi edhe mbështetje ushtarake për Lukashenkon, duke thënë se bashkëpunimi në mbrojtje mes dy vendeve do të vazhdojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *