• |
ide | kryesore

Identifikohet shënjestra e atentatit me tritol në Tiranë, i vranë vëllanë 1 vit me parë

Arkiva, Lajme



Mësohet emri i personit të cilit iu bë atentat me tritol mbrëmjen e sotme në mes të Tiranës. Mësohet se i plagosur rëndë është Prend Gjini.

Ai është vëllai i Armando Gjinit që u ekzekutua në Rreshen në sy të fëmijëve 1 vit më parë. Gjini është ekzekutuar teksa ndodhej në automjet, ka ndalur makinën, në pritje të bashkëshortes që i ishte drejtuar një dyqani të afërt për të kryer disa blerje.

Armando Gjini është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit, i konsideruar si “baron droge”. 48-vjeçari u arrestua, si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, dhe qendroi në burg për rreth një vit.

U vra në makinë në sy të fëmijëve, dalin detajet e ekzekutimit në Rrëshen –  Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *