• |
ide | kryesore

Kanë humbur besimin, rusët nuk mendojnë që shteti i tyre është superfuqi botërore

-Instant, Lajme, Planet



Në dy vitet e fundit, besimi i rusëve që Rusia është superfuqi botërore ka rënë me 12%. Këtë të dhënë e ka konfirmuar “Qendra ruse për hulumtimin e opinionit publik” (VCIOM), duke u bazuar në  një studim që ka përfunduar këto ditë. Në hulumtimin e VCIOM-së, 37% e të anketuarve besojnë që Rusia është një nga shtetet më të fuqishme botërore, 29% e të anketuarve mendojnë se Rusia do të jetë superfuqi botërore në 15-20 vitet e ardhshme, ndërsa 26% e rusëve mendojnë që Rusia nuk do të jetë superfuqi botërore ne një të ardhme të afërt. Vëzhgimi i bërë dy vite më parë tregonte se 49% e të anketuarve kishin besuar që Rusia është një nga shtetet më të fuqishme në botë. Nëse krahasojmë rezultatet e hulumtimit të vitit 2018, me ato të këtij viti, është e dukshme që një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e ka humbur besimin te shteti.

Ky hulumtim tregon më së miri se çfarë mendon një qytetar i zakonshëm rus, i pa ndikuar nga propaganda dhe mediat e drejtuara nga Kremlini. Kjo rënie e besimit në fuqinë e Rusisë është një pasqyrim i rënies së fuqisë ekonomike, pasi gjatë viteve të fundit vendi ka shënuar një ulje në numrin e eksporteve dhe një zhvlerësim të monedhës vendase (rublës ruse).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *