• |
ide | kryesore

Kërcënon Trump: Çdo sulm i Iranit do të marrë përgjigje 1000 herë më të rëndë nga SHBA-ja

Lajme, Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se çdo sulm i Iranit do të merrte një kundërpërgjigje shumë më të ashpër nga SHBA-ja. Reagimi vjen pas raportimeve se Irani po planifikon të vrasë një diplomate amerikane, për të marrë hak për vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

“Çdo sulm i Iranit, në çfarëdo forme, kundër Shteteve të Bashkuara do të kishte si përgjigje një mësmje, që do të ishte 1000 herë më e madhe”, shkroi Trump në Twitter.

Gazeta amerikane Politico raportoi më 13 shtator për një komplot të dyshuar iranian për të vrarë Lana Marksin, një mike e Trumpit, e cila ka marrë postin e ambasadores së SHBA-së në Afrikën e Jugut. Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të qeverisë amerikane, Politico tha se burime të brendshme janë në dijeni për një kërcënim të bërë kundër Marksit që në pranverë. Ajo ccfarë mbetet ende e paqartë është arsyeja përse Irani do të sulmonte pikërisht Lana Marksin.



1 Comment

  1. lapsi na nxirr noi artikull te washington post dhe new york times tani, nga ato ku thuhet e trumpi po vepron gabim perseri

    me mire ta kemi iranin ne shtepi bashke me kinen

    se i keni qejf ju mediat fake news , nga ato qe shpifin dhe qe iu referohen ne 99% te rasteve burime anonime 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *