• |
ide | kryesore

Mat/ Arrestohet një 25-vjeçar që shpërndante drogë

Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi i janë kapur disa doza droge.

Bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin 25-vjeçar Mariglent Palluçi.

Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti këtij shtetasi 20 doza me lëndë narkotike, të dyshuara canabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *