• |
ide | kryesore

Ndjekja penale e naftëtarëve që protestuan në Ballsh, PD: Vendim kriminal, Rama ka frikë nga zemërat e qytetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme

Partia Demokratike reagon pas vendimit për të ndjekur penalisht naftëtarët që protestuan dje para rafinerisë në Ballsh. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish deputeti Enkelejd Alibeaj e quan këtë vendim kriminal, ndërsa shton se, kjo gjë tregon frikën e kryeministrit Edi Rama nga zemërata dhe vota e qytetarëve.

Postimi i plotë i Alibeajt:


“Naftëtarët e Ballshit kërkojnë bukën e gojës së fëmijëve, Rama i syrgjynos në burg!

Ka disa ditë, që naftëtarët e Ballshit protestojnë, por kur protesta e tyre mori vëmendjen e publikut, Edi Rama u kujtua për COVID-in dhe ka urdhëruar ndjekjen penale të naftëtarëve protestues. Është një urdhër kriminal, që kërkon të dënojë ata që ngrenë zërin kundër padrejtësisë dhe dyfish i padrejtë, kur zëri ngrihet nga punëtorë të ndershëm të cilëve u mohohet djersa e tyre.

Edi Rama i padit naftëtarët, pasi nuk e di çfarë do të thotë të protestosh për djersën dhe gjakun e derdhur në punë të ndershme. Kjo është edhe një hakmarrje e neveritshme ndaj qytetarëve që nuk pranojnë më mashtrimet, manipulimin, keqpërdorimin nga qeveria e tij.

Po të ishte për ligjin, Edi Rama vetë, bashkë me konen e Bashkisë së Tiranës, bëjnë çdo ditë tubime të paligjshme kundër rregullave të pandemisë. Edi Rama nuk ka hallin e COVID-it, përndryshe, do të kishte krijuar kushtet që prindërit dhe nxënësit të mos tuboheshin në shkolla, që autobusët të mos ishin plot me njerëz, si në një situatë të zakonshme.

Edi Rama ka tmerr nga protesta, sepse ai e di që, kur njerezit ngrenë zërin, nuk ka kriminel dhe makinacion tjetër t’i ndalojë para kutisë së votimit.

Edi Ramën e ka kapur paniku dhe tmerri se protesta e naftëtarëve të Ballshit ka treguar atë çka shqiptarët, kudo nga janë, mendojnë dhe janë gati të bëjnë: të rrëzojnë dhe ta degdisin Ramën në honet më të errëta të ligjit”.

Ndjekja penale ndaj naftëtarëve, PD: vendim kriminal që tregon frikën e Ramës nga zemërata dhe vota popullore

Partia Demokratike reagon pas vendimit për të ndjekur penalisht naftëtarët që protestuan dje para rafinerisë në Ballsh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish deputeti Enkelejd Alibeaj e quan këtë vendim kriminal, ndërsa shton se, kjo gjë tregon frikën e kryeministrit Edi Rama nga zemërata dhe vota e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë bukën e gojës së fëmijëve, Rama i syrgjynos në burg!

Ka disa ditë, që naftëtarët e Ballshit protestojnë, por kur protesta e tyre mori vëmendjen e publikut, Edi Rama u kujtua për COVID-in dhe ka urdhëruar ndjekjen penale të naftëtarëve protestues. Është një urdhër kriminal, që kërkon të dënojë ata që ngrenë zërin kundër padrejtësisë dhe dyfish i padrejtë, kur zëri ngrihet nga punëtorë të ndershëm të cilëve u mohohet djersa e tyre.

Edi Rama i padit naftëtarët, pasi nuk e di çfarë do të thotë të protestosh për djersën dhe gjakun e derdhur në punë të ndershme. Kjo është edhe një hakmarrje e neveritshme ndaj qytetarëve që nuk pranojnë më mashtrimet, manipulimin, keqpërdorimin nga qeveria e tij.

Po të ishte për ligjin, Edi Rama vetë, bashkë me konen e Bashkisë së Tiranës, bëjnë çdo ditë tubime të paligjshme kundër rregullave të pandemisë. Edi Rama nuk ka hallin e COVID-it, përndryshe, do të kishte krijuar kushtet që prindërit dhe nxënësit të mos tuboheshin në shkolla, që autobusët të mos ishin plot me njerëz, si në një situatë të zakonshme.

Edi Rama ka tmerr nga protesta, sepse ai e di që, kur njerezit ngrenë zërin, nuk ka kriminel dhe makinacion tjetër t’i ndalojë para kutisë së votimit.

Edi Ramën e ka kapur paniku dhe tmerri se protesta e naftëtarëve të Ballshit ka treguar atë çka shqiptarët, kudo nga janë, mendojnë dhe janë gati të bëjnë: të rrëzojnë dhe ta degdisin Ramën në honet më të errëta të ligjit.

Prej disa kohësh naftëtarët e Ballshit dhe jo vetëm janë në protestë ku kërkojnë pagat e prapambetura. Ditën e djeshme ata tentuan të bllokonin hyrjen në rafineri ndërsa nuk munguan as përplasjet me forcat e policisë.

1 Comment

  1. E njëjta histori edhe me rrugën e Elbasanit. Tuneli i hapur për zgjedhje, i mbyllur pas saj. Një rrugë e ndërtuar në mënyrë të çmendur, në gjurmë të njohura për rrëshqitje dheu. Për qëllime elektorale, këtë herë në zgjedhjet e 2013, 200 milionë euro të shpërdoruara përsëri dhe një rrugë e inaguruar me fanfarë, që u përfundua vetëm pesë vjet më vonë nga qeveria socialiste. Në pritje të mashtrimit të radhës, ka vetëm dy fakte të patjetërsueshme. Fakti i parë. Vetëm tuneli 5 km i Kalimashit, i cili kushtoi 1 miliardë euro, vlen sa katër herë rruga 80 km e Arbrit me gjithë tunelet përfshirë. Fakti i dytë. Vetëm 200 milionë euro shtesë, si pasojë e rreshqitjeve elektorale në Kalimash, vlejnë pothuajse sa e gjithë vlera 260 mln eurosh e Rrugës së Arbrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu