• |
ide | kryesore

Ndryshimet klimatike përplasin Trump me kandidatin demokrat Biden

Lajme, Planet



Ndryshimet klimatike janë vënë në qendër të fushatës presidenciale amerikane, pas zjarreve masive që kanë përfshirë gjithë territorin amerikan. Kontrasti mes qëndrimit të dy kandidatëve për president të SHBA-sëështë tepër i dukshëm. Gjatë një vizite zyrtare, presidenti Donald Trump minimizoi shqetësimet për ndryshimet klimatike dhe kur u pyet nga një gazetar nëse ato ishin faktor për përhapjen e zjarreve, numri një i Uashingtonit habiti me përgjigjjen e tij: “Do të fillojë të freskohet. Ja, do ta shihni”.  

Zjarret në Kaliforni, Oregon dhe Uashington kanë djegur gati 2 milionë hektarë tokë dhe u kanë marrë jetën të paktën 36 personave që prej muajit gusht. Skeptik ndaj fakteve shkencore që provojnë ndryshimet klimatike, presidenti aktual i Amerikës fajëson për situtatën, keqmenaxhimin e pyjeve. Më herët, gjatë së hënës, kandidati demokrat për presidencën, Joe Biden, e quajti Trumpin një neglizhent të çështjeve klimatike.“Refuzimi i tij për të pranuar ndryshimet klimatike mund të mos i ketë shkaktuar zjarret, përmbytjet apo uraganet, por nëse ai siguron një mandat të dytë këto fenomene të tmerrshme do të bëhen edhe më të zakonshme, më shkatërruese dhe më vdekjeprurëse”, tha kandidati demokrat.

Në të kaluarën, Trump i ka cilësuar ndryshimet klimatike si një mit dhe një mashtrim i kushtueshëm. Ai i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja Klimatike e Parisit e cila angazhonte SHBA-në dhe 187 vende të tjera të ruanin rritjen e temperaturave globale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *