• |
ide | kryesore

“Njohje nën mesataren e shqipes letrare”/ A janë këto fjalët e ish deputetit që Besa Shahini i quan racizëm?

-Instant, Lajme, Të fundit



Sulmet e pretenduara për dialektin kosovar ndaj Besa Shahinit kanë ngacmuar një temë delikate për racizmin ndaj kosovarëve në Shqipëri, por kjo nuk ishte hera e parë që ish-Ministrja e Arsimit e shprehte si shqetësim. Në qershor, gjatë protestës së maturantëve për testin e letërsisë, Besa Shahini shprehu të njëjtat shqetësime dhe atëherë mori përgjigjë nga Luçiano Boçi, ish deputeti i PD që reagon rregullisht mbi problematikat e arsimit.

Boçi mes të tjerave nuk kishte ngurruar t’i vinte në dukje mënyrën e të folurit apo të shkruarit në një status në Facebook, kur e quante “ministrja me një njohje nën mesatare të gjuhës letrare” në 19 qershor.

Ministrja me një njohje nën mesatare të gjuhës letrare shqipe, ka sulmuar në mënyrë të padenjë me një status të denjë për “gocë rruge që kapet prej flokësh”, pedagogët në përgjithësi e ato të gjuhës dhe të letërsisë, të cilët kanë kritikuar me argumente shkencorë pavlefshmërinë e testit të letërsisë” shkruante Boçi në një status në rrjetet sociale në qershor. (lexo ketu statusin e plote te Luciano Boçit)

Në kulmin e protestave të maturantëve për testin e letërsisë, një prej thirrjeve të protestuesve ishte “Kthehu andej nga ke ardhur”. Ky mesazh, sipas Shahinit ishte i frymëzuar nga ish deputetë të Partisë Demokratike që e kishin sulmuar për të folurën e saj.
Në një status në Facebook, në 22 qershor ajo shkruante:

“Të thuhet “Kthehu prej nga ke ardhur!” ka qenë e papranueshme gjithmonë, por t’i thuhet një shqiptari me prejardhje nga Kosova në 2020-tën, është skandaloze! Ky sentiment anti-shqiptar, gati racist i disa opozitarëve, është në mospërputhje të plotë me realitetin e një shkëmbimi dhe bashkëveprimi serioz të bashkëkombasve tanë në të gjithë rajonin” (Lexo ketu statusin e plote te Shahinit)

Luçiano Boçi reagoi sërish në 23 qershor duke shpjeguar se nuk kishte asnjë nuancë racizmi në këto kritika dhe aq më tepër në shprehjen “Kthehu nga ke ardhur”, por kjo ishte një mënyrë diabolike nga ana e Besa Shahinit për ta interpretuar protestën.

“Besa e quan të papranueshme e skandaloze t’ia thuash “Kthehu andej nga ke ardhur” një kosovari!?? Por kjo nuk qëndron aspak. Askush nuk ka pasur një qëllim të tillë ndaj kosovarëve, përveç Shahinit. Gjuha shqipe është e qartë në këtë pikë. Shprehja ishte vetëm për Ministren që ka emrin Besa e që rastësisht është nga Kosova. Shahini kërkon të aktualizojë frazeologjinë dhe ta interpretojë me emocionalitet në kuptimin e fjalë për fjalshëm, gjë që është e pamundur. Spekullimi i ministres këtu buron ose nga diabolizmi, ose nga padituria” Lexo ketu statusin e plote te ish deputetit te PD

Gjatë emisionit Open, Besa Shahini tha  se sulmet e PD-së ndaj saj personalisht dhe jo ndaj punës së saj janë një element antishqiptar.

“Opozita gjatë këtyre dy viteve, nuk e kanë zgjedhur mënyrën për të kritikuar për ne që kemi ardhur nga Kosova. Shih si flet, nuk është mjaftueshëm inteligjente për këtë punë. Si mund t’i thuash këto. Përderisa nuk gjenin arsye për të kritikuar punën, vazhduan me këtë linjë kritike. Nuk mund të përdoret ky element, antishqiptar. Personat që kanë folur për këtë janë deputetë dhe ish-deputet të PD, ish këshilltarë edhe LSI deri në një farë mase, por PD nuk i ka fshehur fare këto. Ata se kanë kuptuar që veç meje kanë kritikuar dhe ofenduar gjithë veriun shqiptar”, tha ajo.



12 Comments

  1. Ti qe i bere mutin arsimit nuk quhet skamdaloze? O copa e katunares me xhaketen e babit spiun mbi supe. Ik nga erdhe dhe themelo partine komuniste ne kosove se aty e ke menjen o copa e mutit. O besa e shqiptarit ne maje te karit.

    1. Hahahaha.
      Nuk eshte faji i kesaj por i kallam deshtakut qe e solli kete dhe ate buz qumeshtin (caken) dhe qe ka deshtuar ne çdo sektor e fushe te jetes e po i varferon shwiperaret çdo dite e me shume.

  2. Askurkush nuk ka treguar racizem ndaj teje moj sharabajke femer. Mos luaj me karten jam kosovare sepse kosovaret shqiptare jane dhe askush nuk i ka permensur dialektin asnjerit. Ti bashke me ate padhoshin tjeter tek punet e perjashtme late nam dhe e felliqet emrin dhe figuren tuaj personale. Edhe ai i papergjegjshem si ty, skandale pas skandalesh. Arsimin ne shqiperi e shkaterrove perfundimisht me sjelljet e tua prej femije te bindur qorrazi ndaj atij gomarit te gjate. Kjo duhet te te shqetesoje ty

  3. Racizmi egziston ku do qe jetojm pik per shahinin kur u hap epidemia ne mars shahini u shpre nxensit do ngelen ne klas kjo ishte ministrja me tru gomari.

  4. Hahahaha.
    Nuk eshte faji i kesaj por i kallam deshtakut qe e solli kete dhe ate buz qumeshtin (caken) dhe qe ka deshtuar ne çdo sektor e fushe te jetes e po i varferon shwiperaret çdo dite e me shume.

  5. Gjuha shqipe ashtu si edhe gjuhet e tjera që fliten në Europë, ka dy dialekte kryesore që janë gegërishtja e toskërishtja por edhe nëndialekte të shumta lokale.
    Mendoj se nuk duhet të ngatërohet gjuha letrare me ate që quhet gjuha zyrtare e një shteti apo të një grupi shtetesh që flasin të njejtën gjuhë.
    Ndonëse si gjuhë zyrtare në Shqipëri në kohën e regjimit komunist u vendos ajo me baza të toskërishtes, në gjuhën letrare kemi vepra të mrekullueshme letrare të shkruajtura nga shkrimtarë të shquar në dialektin gegërisht ku do të veçonim Fishtën e madh, që padrejtësisht, edhe për motive politike u la në haresë.
    Në Itali, dialekti napolitan , ndonëse ndryshon shumë me gjuhën zyrtare, vazhdon të kultivohet në letërsi e në muzikën vokale.
    Po ashtu ndodh edhe me dialektet e gjermanishtes.
    Dialekti bavarez, tirollas, ai i Zvicrës apo Burgerlandit në Austri, ndonëse në të tre këto shtete përdoret një variant i vetëm i gjermanishtes zyrtare, ai i huaj që njeh zotëron vetëm gjuhën zyrtare të gjermanishtes, e ka të vështirë të kuptoje dialektet e saj.

    Ka politikanë si italianë ashtu edhe gjermanë, që në komunikime publike , ju ndihet e folmja dialektore, por që në komunikimet zyrtare, janë të detyruar të përdorin gjuhën e njësuar.
    Le të vijmë tani tek “shqetësimi” i znj. Shahini, se ajo e ndjen veten të “persekutuar” si “kosovare”, me sens racist, meqë ajo përdor dialektin e Veriut apo më sakt nëdialekte të shqipes së Kosovës.
    Për hirë të së vërtetës duhet pranuar se kolegu i saj nga Kosova, ministër i jashtëm Cakaj, e flet shumë kjartë gjuhën zyrtare shqipe, paçka se e tepron me retorikën boshe të një të riu të gjithë dijshëm.
    Por për një ministër të arsimit në Shqipëri, më duket e detyrueshme për vetë specifikën e dikasterit që drejton, që të zotërojë e të flasë korrekt gjuhën zyrtare.
    Mendoni për një moment se çfarë kaosi mund të bëhej në sistemin arsimor të një shteti, nëse mësuesit do tju flasin nxënësve të tyre në dialektet përkatëse, kur përmbajtja e teksteve shkollore ka si model vetëm gjuhën zyrtare.
    Pra znj.Shahini gabon kur na flet për “racizëm gjuhësor” duke akuzuar për këtë me sens politik opozitën, pasi është ajo vetë që nga mungesat e saj në përgazitjen gjuhësore, padashur bën të ashtuquajturin”racizmin gjuhësor”
    Sa i takon problemit të njësimit të gjuhës zyrtare shqipe, ky është një problem i veçantë që duhet të diskutohet, pasi ai u vendos në vartësi të dialektit tosk, kushtëzuar edhe me arsye politike pasi pjesa dërmuese e regjimit komunist, që nga diktatori Enver Hoxha, ishin me origjinë nga Shqipëria e Jugut ku flitet toskërishtja.
    E quaj të padrejtë që gjuha e njësuar zyrtare shqipe, humbi shumë vlera të gegërishtes, e kjo erdhi si pasojë edhe e “politikës së majtë” ekstreme, për të cilën kjo zonjë pretendon se e ka për zemër.

  6. Kosovarofobine me shume e ka partia jote , shikoje pak fjalorin e ps per veriun shkodren lezhem mirditen kukesin tropojen dibren matin malsine kosoven etj

    Shife ca thote lali eri dhe edi rama shprehen si cecen shpellar malok etj

    Po e keni.zakon ju fondacionet.e. sorosit i thoni te tjereve ate qe shihni te vetja juaj. Pra shani opoziten kur jeni vete duke u share mes vetes ne Rilindien e qelbet te Rames

    Pra i shani si kurve te tjerat kur jeni vete kokrra e kurves

    Kurve ne tru besa, me zogun bej cte duash mjafton tia cosh molliqajt ne darke..

    Rrace bastarde

  7. Ja pra sesi na meson shoku Enver…. me falni, shoku Edvin, sesi ta largojme vemendjen nga deshtimi- duke u marre me dialektizma dhe me personalizma!

    Keto taktika te Rames, por te te gjithe drshtakeve ne pergjithesi, pine uje akoma, fatkeqesisht.

    Le te vazhdojme pra te merremi me breket e Beses dhe ta leme ne harrese deshtimin katastrofik te arsimit shqiptar ne te pakten keto 7 vjet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *