• |
ide | kryesore

Pastruesja pozitive me COVID-19 në Kolonjë, izolohen disa mësues, reduktohet mësimi në shkollë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



10 mësues në bashkinë e Kolonjës janë izoluar në banesat e tyre pasi pastruesja e shkollës ka rezultuar pozitive me COVID-19. Kështu bëjnë të ditur burime zyrtare teksa shtojnë se sipas protokollit mësuesit janë vetëizoluar në banesat e tyre se bashku me kontaktet e afërta deri në përgjigjen e rezultatit të tamponëve.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor, u ka marrë tamponët secilit prej tyre.

Burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se disa klasa nuk e kanë filluar procesin mësimor ndërsa një pjesë me orar të reduktuar.

Kujtojmë se në bashkinë e Korçës kanë rezultuar pozitivë 2 mësues ndërsa janë karantinuar 4 të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *