• |
ide | kryesore

Pompeo: Turqia dhe Greqia të heqin dorë nga përshkallëzimi ushtarak

Lajme, Planet



Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka kërkuar heqjen dorë nga çdo përshkallëzim ushtarak për Turqinë dhe Greqinë si dhe përqëndrimin në kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike sa i takon konfliktit që ekziston për gazin.

“Duhet zgjidhur ky problem pa përdorur fuqinë ushtarake, por nëpërmjet mekanizmave normalë, nga zgjidhjet ndërkombëtare, veçanërisht mbi të drejtat energjetike të asociuara në këtë rajon”, theksoi Pompeo për radion franceze “France Inter”.

“Ne duhet të zvogëlojmë gjurmët ushtarake kudo dhe të përdorim mjete diplomatike, jo ushtarake”, u shpreh kreu i diplomacisë amerikane.

Dy vendet janë duke konkurruar në për zona potencialisht të pasura me gaz natyror në Mesdheun Lindor. Në fund të gushtit pati një përshkallëzim të tensionit, kur ata kryen manovra ushtarake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *