• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore/ Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kërkojnë mbledhjen e këtij Këshilli nesër në orën 10:00. Emaili i është dërguar përfaqësuesit e mazhorancës, Damian Gjiknuri. Kërkesa e PD për të mbledhur Këshillin Politik vjen pas takimit të kryedemokratit Lulzim Basha me ambasadorët e SHBA dhe BE, të akredituar në Tiranë.

Emaili i Bylykbashit dhe Vasilit drejtuar Gjiknurit

Të nderuar kolegë,

Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.

Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili



1 Comment

  1. E njëjta histori edhe me rrugën e Elbasanit. Tuneli i hapur për zgjedhje, i mbyllur pas saj. Një rrugë e ndërtuar në mënyrë të çmendur, në gjurmë të njohura për rrëshqitje dheu. Për qëllime elektorale, këtë herë në zgjedhjet e 2013, 200 milionë euro të shpërdoruara përsëri dhe një rrugë e inaguruar me fanfarë, që u përfundua vetëm pesë vjet më vonë nga qeveria socialiste. Në pritje të mashtrimit të radhës, ka vetëm dy fakte të patjetërsueshme. Fakti i parë. Vetëm tuneli 5 km i Kalimashit, i cili kushtoi 1 miliardë euro, vlen sa katër herë rruga 80 km e Arbrit me gjithë tunelet përfshirë. Fakti i dytë. Vetëm 200 milionë euro shtesë, si pasojë e rreshqitjeve elektorale në Kalimash, vlejnë pothuajse sa e gjithë vlera 260 mln eurosh e Rrugës së Arbrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *